Dy persona janë lënduar si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur sot në Prishtinë, konkretisht në “Kodren e Trimave”, në rrugën “Mon Balaj”.
Lidhur me rastin detaje për Arbresh.info ka dhënë zëdhënësi i policisë në Prishtinë Agron Borovci.
Borovci tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”, tha Borovci./Arbresh.info/
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...