Një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në shtëpinë e një personi në Vushtrri.
Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Rr. Vëllezërit Gërvalla, Vushtrri 21.06.2025-22:55. Ankuesi m/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...