Me datën 14.07.2022 në ora 22:30, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në një lokal në rrugën ‘’ 12 Qershori ‘’ në Ferizaj një person kishte shtënë me armë zjarri dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në lidhje me ketë policët e rendit, e më pas krim teknikët dhe policët hetues të stacionit në Ferizaj, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar.
“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren , intervistimit të dëshmitarëve, policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar të kësaj ngjarje dhe në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në ora 00:50 i dyshuari me inicialet L.V ( M/K) i moshës 20 vjeçar është paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ka dorëzuar edhe armën e zjarrit ( pistoletë) me të cilën dyshohet se e ka përdorur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm./arbresh.info/
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...