Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 00:40 pasmesnatës ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kashtanjev të Shtërpcës.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, dy njësi patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një grup prej gjashtë personash që po qëndronin për piknik, përcjell Arbresh.info.
“Ekzistonte dyshimi se disa prej tyre kishin përdorur armë zjarri. Gjatë kontrollit të realizuar në vendngjarje, tek të dyshuarit D. F. (40 vjeç) dhe U. A., 25 vjeç, meshkuj, kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar këto armë dhe municione:
1 pushkë gjahu me 3 fishekë dhe 5 gëzhoja
1 revole me 2 karikatorë dhe 23 fishekë
1 revole me 1 karikator dhe 5 fishekë
2 sopata”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme./Arbresh.info

Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...