Sekretari elektoral në PDK, Betim Gjoshi, ka deklaruar se që nga publikimi i raportit të Dick Martyt, Kosova e ka ditur se do të përballet me fazën e arrestimeve nga ana e Gjykatës Speciale.
I ftuar në Klan Kosova, ai tha se të dy liderët e PDK-së, si Thaçi ashtu edhe Veseli kanë kontribuar që kjo gjykatë të ngritet, në mënyrë që të mbyllen njëherë e përgjithmonë të gjitha thashethemet e armiqve të vendit dhe të dëshmohet lufta e drejtë e UÇK-së.
“Ditët e para të nëntorit kanë qenë ditë jo të lehta për Kosovën. Më vjen keq për shqetësimet që i kanë përjetuar familjet e Thaçit, Veselit e të tjerëve, se këto skena për ta dhe popullin e Kosovës kanë qenë prekje e plagës së asaj që ka ndodhur 21 vjet më parë”.
“UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe për këtë përkrah saj janë rreshtuar krejt bashkësia ndërkombëtare e NATO. Të gjithë e dimë se kush ka qenë agresor në Kosovë dhe kush kanë qenë çlirimtarët. Me kohë do ta dëshmojeë edhe mbrojtja që aktakuza ndaj tyre nuk është e qëndrueshme”.
“Me shkuarjen e tyre në Hagë u hodhën poshtë të gjitha thashethemet dhe nuk u vu përpara interesi personal as i Thaçit, Veselit e Krasniqit, siç thoshin se kjo u bë për t’i dërguar shokët atje”.
“Të vetmen gjë që kemi parë nga Vetëvendosje ka qenë kërkesa për zgjedhje, se e kanë mendjen te pushteti dhe jo te kjo situate e ndjeshme nëpër të cilën po kalon vendi”.
“Janë duke u akuzuar themelet e shtetit të Kosovës. Nxitimi i tillë e Vjosa Osmanit tregon se sa të pandjeshëm janë karshi situatës nëpër te cilën po kalon Kosova”.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A