Sociologu dhe profesori universitar në Serbi, Miodrag R. Gjorgjeviq thotë se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka përparim të Serbisë, transmeton Koha.net.
Në një shkrim për gazetën Beogradit, ai ka thënë se Kosova tash e 20 vjet funksionin jashtë kuadrit ligjor të Serbisë dhe në këtë e ka përkrahjen e vendeve më të fuqishme perëndimore.
Këto vende, sipas tij, nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës por vetëm do të theksojnë se Serbia e Kosova duhet të bisedojnë e bashkërisht ta arrijnë kompromisin për njohje së ndërsjellë, transmeton Koha.net.
Duke përmendur marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 të nënshkruar nga Ivica Daçiqi dhe Hashim Thaçi, Gjorgjeviq përkujton se atë marrëveshje e kanë kundërshtuar përfaqësuesit serbë të Kosovës dhe Kisha Ortodokse serbe.
Sipas tij, marrëveshjen po e kundërshton edhe udhëheqja aktuale serbe pasi që ajo po përsërit vazhdimisht se “Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën”.
Gjorgjeviqi mendon se shtyrja e zgjidhjes së kontestit ndërmjet Kosovës e Serbi , ka ndikuar që qytetarët e Serbisë të kenë raport negativ ndaj udhëheqjes aktuale serbe, opozitës por edhe ndaj serbëve të Kosovëç.
“Qëndrimet e pushtetit serb ndaj Kosovës nuk dallojnë nga ato të opozitës në Serbi”, thotë Gjorgjeviqi i cili shfaq habinë pse Vuqiq lidhur me Kosovën e fajëson gjithmonë opozitën.
Në vazhdim profesor përmend fakte historike duke përkujtuar se humbësi i luftës gjithmonë humb edhe territore dhe se duhet pajtuar me këtë. Këtë fakt ai e ilustron me Austrinë e Hungarinë në Luftën e Parë Botërore kur Austria kishte humbur 60 për qind të territorit e Hungaria 75 për qind të tij.
“ Serbia gjatë shpërbërjes së ish – Jugosllavisë u pajtua shpejt me pavarësimin e Malit të Zi edhe pse e humbi daljen në det, por ende nuk u pajtua me shkëputjen e Kosovës. Në luftën me NATO-n, Serbia e ka nënshkruar kapitullimin në vitin 1999 në Kumanovë duke humbur 12% të territorit dhe rreth 1,5% të popullatës. Në vend që t’i pranojë rregullat e përjetshme të luftës dhe të pajtohet me realitetin e pakthyeshëm, Serbia është përcaktuara të kërkojë kompromisin e pamundshëm me shqiptarët! Me këtë përcaktim, gjatë 20 vjetëve të shkuar, aq kohë sa po zgjat kriza e Kosovës, Serbia nuk ka fituar asgjë, përkundrazi ka pësuar vetëm humbje shumë të mëdha”, ka shkruar ndër të tjera Gjorgjeviq.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...