Gjonaj në Kosovë: Rroftë populli shqiptar kudo që është në botë

11:21 | 27 Shkurt 2019
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i nderuar me vizitën e anëtarit të Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj.

Mark Gjonaj është shqiptar me prejardhje nga Tuzi i cili ka lartësuar vlerat e shqiptarëve në New York dhe për këtë, kryeministri i vendit e ka nderuar me dekoratën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, shlkruan arbresh.info.

“Unë jo vetëm që e kam prit sot me drenimet me të larta,  kam nderin me nderu zotëri Mark Gjonaj me dekoratën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Motivacioni i kësaj dekorate është lartësimi i vlerave shqiptarë kudo që janë por veçanërisht lartësimi i vlerave shqiptare ne Amerikë. Mark Gjonaj është i përzgjedhur në New York”, tha Haradinaj pas takimit në një konferencë për media.

Haradinaj tha se në takim kanë biseduar për shumë tema që prekin shqiptarët kudo në botë. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të Tuzit që të dalin dhe të votojnë njëzëri për zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi.

“Me 3 mars votojnë shqiptarët për këshillin e Tuzit, i ftojmë shqiptarët me votu të gjithë bashkë. I ftojmë edhe institucionet e  Malit të Zi me ju gëzu këtij suksesi të shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi” tha Haradinaj.

Rikujtojmë që Z.Gjonaj në vitin 2018 bëri betimin si anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut. Ky është posti I dytë I Mark Gjonajt, pas shërbimit pesëvjecar si asambleist I Nju Jorkut e me këtë, si shqiptari i parë në historinë e emigracionit tonë brënda legjislativit të shtetit amerikan./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/390020745145903/

 

Shpërndaje në rrjete sociale