Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në rrugën magjistrale Shtime -Ferizaj, në fshatin Koshare të Ferizajt.
Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë .
Policia, e ftoi qytetarin B.B (M/SH/K)M, 71 vjeçar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./arbresh.info/

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...