Policia në Ferizaj, kanë gjobitur një person për tejkalim në vijë të plotë
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtimen , më saktësisht në fshatin Llojza të Ferizajt. “, thuhet në raportin e Policisë
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtimen , më saktësisht në fshatin Llojza të Ferizajt.
Kjo informatë me foto është dërguar nga një qytetar në adresën e policisë.
Policia, e ftoi qytetarin J.H(M/K) i moshës 29 vjeçar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /arbresh.info/

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...