Policia e Kosovës ka gjobitur përgjegjësin e një kompanie për rehabilitimin e linjës hekurudhor, meqë pa leje kishte bërë bllokimin e rrugës magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit, tek vendi i quajtur “Guri i shpuar” .
Siç bëhet e ditur në komunikatën për medie, i dyshuari G.M, ishte shtetas italian, dhe atij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 200 euro.
Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek personat përgjegjës të kompanive që të pajisen me dokumente përkatëse për bllokimin e rrugëve
Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406./Arbresh.info
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...