Policia e Kosovës, përkatësisht njësia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, ka ndëshkuar tre shoferë të cilët janë kapur në flagrancë duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.
Sipas policisë, shoferët M.S., dhe S.V., janë ndaluar nga policia pasi janë kapur për herë të dytë duke kryer të njëjtën kundërvajtje Brenda një periudhe të shkurtër kohore.
“Ndaj tyre janë shqiptuar masat: gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative; ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 3 muaj”.
“Ndërkohë, shoferi tjetër A.S. (32 vjeç), duke drejtuar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore, është ndaluar pasi është kapur për herë të tretë, duke përdorur telefonin gjatë ngasjes”, tha policia, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia bëri të ditur se ndaj shoferit 32-vjeçar i është shqiptuar gjoba prej 500 eurove, 3 pikë negative dhe ndalimi i drejtimit të automjetit për 6 muaj.
“Masat dhe kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me synim rritjen e sigurisë rrugore”, tha policia.
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...