Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj dje me datë 31.03.2022, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’ ka pranuar dy informacione se , në rastin e parë në rrugën ‘’Tirana’’ në Ferizaj një person përgjegjës për ndërtimin e një objekti, në rrugën publike ka hedh material ndërtimi zhavor duke e bllokuar një pjesë të shiritit qarkullues .
Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte hedhur zhavorin dhe e ftoi qytetarin me inicialet L.I (M/K) 23 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e ka pranuar kundërvatjen e shkaktuar dhe ndaj tij u shqiptua një gjobë prej 300 euro.
Ndërsa , në rastin tjetër një person më automjetin transportues, kamion ka qarkulluar nga vendi i punishtinës në rrugën ‘’Mustafë Goga’’ në Ferizaj me baltë pa i pastruar gomat e kamionit .
Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili ka kryer kundërvajtjen e përmendur më lartë dhe ka ftuar shoferin me inicialet F.B (M/K) 32 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e ka pranuar kundërvatjen e shkaktuar dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 50 euro.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët si në këto raste dhe fton qytetarët për bashkëpunim, për të gjitha rastet e ngjajshme si këto të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat...
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...
Andin Hoti raporton në Komision, zbulon prioritetet e minist...