Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuarse mbrëmjen e së enjtës kanë gjobitur 6 lokale për tejkalim të orarit.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, thotë se këto inspektime u bënë në lokalet e lagjeve Kalabri dhe Breg i Diellit, pasi ankesat e banorëve janë të shpeshta, shkruan portali arbresh.info
Statusi i tij i plotë:
Mbrëmë, bashkë me policët e Stacionit të Jugut, inspektuam lokalet në Kalabri dhe Breg të Diellit, me ç’rast shqiptuam gjashtë gjoba për tejkalim të orarit. Meqë ankesat e banorëve janë të shpeshta, do të shpeshtohen edhe aksionet tona, pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve.
Kolegët i falënderoj për angazhimin maksimal në terren deri në orët e hershme të mëngjesit, duke iu kërkuar mirëkuptim për mbingarkesën!
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...