Ministria e Brendshme dje (11.12.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuar në fushën e trafikut.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 218 masa, nga të cilat 53 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 22 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 20 masa për tejkalim të shpejtësisë, janë shqiptuar 10 masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, 14 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 11 masa për shofer fillestar, 9 për përdorim celularit”, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...
Premier Leagues i shtohet një vend në Ligën e Kampionëve për...
Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...