Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë./arbresh.info/
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...
Maduro: Burimet energjetike nuk duhet të përdoren si instrum...
Rrëzohet avioni në Texas, pesë të vdekur
Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kast...