Gjoba në vlerë prej 1 mijë eurosh i janë shqiptuar nga Policia e Kosovës, kompanive që në kryeqytet janë duke kryer punime me kamionë në bartjen e dheut, e gjithashtu ato janë obliguar që menjëherë të bëjnë pastrimin e rrugëve.
Policia thotë se gjatë kontrolleve në terren, në disa segmente të rrugëve të Prishtinës janë identifikuar sasi të mëdha të baltës, të cilat, sipas tyre, paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut, veçanërisht në kushtet e rënda atmosferike me mjegull dhe ngrica.
“Ndaj personave juridikë janë shqiptuar gjobat në vlerë prej 1.000 euro, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe janë obliguar që menjëherë të bëjnë pastrimin e rrugëve”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që gjatë sezonit dimëror të veprojë pa hezitim ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e trafikut dhe jetën e qytetarëve.
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...