Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur sot në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani të cilën e njoftoi lidhur me situatën e krijuar në këtë komunë si pasoj e vërshimeve.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini bëri të ditur se me Osmanin kanë vizituar lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet, shkruan Arbresh.info.
“Për këtë qëllim prita në zyrën time Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të cilën e falënderova për vizitën dhe e njoftova në detaje për situatën në terren, reagimin e Shtabit Emergjent dhe hapat konkretë që po ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve dhe menaxhimin e kësaj gjendjeje emergjente. Së bashku vizituam lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve, si dhe banesat sociale ku janë strehuar përkohësisht familjet e evakuuara”, tha Gjini.
I pari i Gjakovës shtoi se ekipet tona janë në terren, pranë qytetarëve dhe të vendosura për të vepruar me përgjegjësi deri në tejkalimin e plotë të situatës./Arbresh.info
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...