Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë, ka potencuar angazhimin e madh që është duke u bërë në të gjitha institucionet që të mos kemi raste të reja me Covid-19 dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se është duke punuar ekipi komunal për krijimin e lehtësirave dhe fillimin e punës në disa sektorë ekonomik në Gjilan.
“Edhe në ditën e 51 të përballjes me Covid-19, gjendja është e qetë dhe nën kontroll deri në këto momente. Gjilani ka testuar mbi 600 teste këto ditët e fundit dhe të gjitha janë negative. Edhe më tutje kemi numrin total të të prekurve në 51 raste, 26 janë shëruar plotësisht, tre janë hospitalizuar në QKUK, 20 persona janë në vetizolim dhe fatkeqësisht dy raste janë të vdekura”, ka pohuar kryetari Haziri.
Shqetësim tjetër në këtë faze, sipas kryetarit Haziri, kanë qenë zjarret në male, që janë inicuar nga individë të pandërgjegjshëm dhe është kërkuar këtu që përpos zjarrfikësve të japin mbështetje edhe organet e rendit dhe të drejtësisë në ruajtjen e pasurisë së përbashkët.
Në skemën e mbështetjes me pako sociale, kryetari ka njoftuar se janë ndihmuar mbi tre mijë familje dhe mbështetja është realizuar në faza të ndryshme.
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...