Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismaijli, bashkë me kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, dhe drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, takuan shefat e grupeve të Këshilltarëve Komunal të Komunës së Gjilanit, Avdyl Aliu (LDK), Riza Abdyli (PDK), Shemsedin Ramushi (AKR), Xhevat Demiri (AAK), Ibish Ibishi (I pavarur) dhe Emrah Ismail (KDTP).
Nënkryetari Ismajli ka vlerësuar se ishte një takim miqësor e informues, duke falënderuar të gjitha subjektet politike për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Komitetit Emergjent të Gjilanit.
“Përpos informatave që ua dhamë, u dakorduam që të jemi bashkë deri në tejkalimin e kësaj situate të pandemisë Covid-19”, tha Ismajli.
Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini, ka falënderuar Komitetin përkatës për koordinimin dhe informimin e mirë për ta preventuar situatën kundër Covid-19.
Ndërkohë, gjatë adresimit para mediave, shefat e grupeve politike të përfaqësuar në Kuvend, kanë shprehur falënderim dhe përgëzim për Komitetin për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe në menaxhimin e rasteve të familjeve në nevojë.
Ndryshe, tash e katër ditë nuk është asnjë rast pozitiv në Gjilan me virusin corona.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...