Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka ndihmuar pesë familje të zhvendosura nga Kumanova me gjithsej 25 anëtarë.
Këto familje janë të vendosura kryesisht në fshatra, derisa komuna e Gjilanit i ka ndihmuar me pako ushqimore, veshmbathje dhe gjëra tjera të nevojshme.
Pas konfliktit në Kumanovë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur gatishmërinë e tij që t’u ndihmoj familjeve që kërkojnë ndihmën eventuale në të gjitha aspektet.
Komuna e Gjilanit do të vazhdoj përkujdesjen për të gjithë të zhvendosurit eventual nga Karadaku i Kumanovës.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...