Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situates për dy ditët e fundit.
Xhemaili ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 733 raste aktive, 106 prej të cilëve në hospitalizim.
Xhemaili ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 17388 mostra, 4936 kanë rezultuar pozitivë, 4080 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 733 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 106 persona dhe 93 mostra në pritje për rezultat./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026