Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 326 raste aktive, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14076 mostra, 4016 kanë rezultuar pozitivë, 3578 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 326 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 68 persona dhe 312 mostra në pritje për rezultat.
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane pr...
BILD raporton se ylli i Bayernit refuzoi Arsenalin në ditën ...
Moti nesër me vranësira dhe riga shiu
Liga Saudite e Futbollit reagon pas kërcënimit të Cristiano ...
Vazhdon moti i keq në Gjermani, aeroporti i Berlinit mbyllet...
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të speciali...