Është inauguruar sot parku modern në lagjen “Dardania” të Gjilanit, i cili është bashkëfinancim mes Komunës dhe Komisionit Europian në kuadër të programit “Kosova e Bukur II”.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryeministri Isa Mustafa, përfaqësuesi i lartë i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, dhe qytetarë të shumtë.
“Jemi këtu për të dëshmuar një moment të përparimit, të bukurisë. Jam shumë i lumtur që po e ianugurojmë projektin e përbashkët të Bashkimit Europian dhe Komunës së Gjilanit, dy javë pas arritjes së marrëveshjes së stabilizim-asocimit. E kemi rregulluar këtë park të bukur në Gjilan, që njëkohësisht ka krijuar edhe vende të reja pune. 92 vendet e punës janë krijuar nëpërmes impelemtimit të këtij projekti, ndërsa 72 prej tyre kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë ”, ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, ka deklaruar se ky park është një dëshmi e shfrytëzimit të qëlluar të fondeve nga BE, të një projekti të përbashkët me komunën dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Punës.
“Parku “Dardania” ka një emër të bukur, që shpreh edhe trashëgiminë kulturore, por edhe një bukuri të veçantë për Gjilanin dhe Kosovën. Ky park është një dëshmi e shfrytëzimit të qëlluar të fondeve nga BE, të një projekti të përbashkët me Komunën dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Punës në të mirë të qytetarëve. Këtë park do ta shfrytëzojnë qytetarët e të gjitha moshave. Dua ta falënderoj z. Zhbogar për mbështetjen dhe kryetarin Haziri për punën e shkëlqyer që po e bënë”, tha kryeministri Mustafa.
Ai theksoi që qeveria do ta vazhdojë ta përkrah Gjilanin edhe në ndërtimin e infrastrukturës rinore, sportive dhe ambientale.
Nga ana e tij, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar Komisionin Europian për mbështetjen në ndërtimin e këtij parku për nevojat e qytetarëve të “Dardanisë”.
“Këtu ka pasur ide më herët që të ndërtohen qendra tregtare e banesa, por në takimin publik që e kemi mbajtur me qytetarët e “Dardanisë”, ata kanë kërkuar ndërtimin e parkut. Dhe ne i kemi dëgjuar dhe kemi mbështetur një kërkesë të këtyre qytetarëve të kësaj lagjeje”, ka thënë para të pranishmëve kreu i Gjilanit.
Haziri ka paralajmëruar që Komuna po në lagjen “Dardania” do ta ndërtojë çerdhen e fëmijëve dhe këndin e lojërave prej 3-6 vjeç.
Parku i inauguruar në lagjen “Dardania” brenda hapësirës së tij ka një të amfiteatër, fushë sportive, shetitore, ulëse, sikurse edhe tavolina të shahut, ndërkaq ka të rregulluar gjelbërimin dhe ndriçimin sipas standardeve europiane.
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...