Një person është arrestuar në Gjilan për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epdemisë dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, shkruan arbresh.info.
Në restaurant kishte 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit.
I dyshuari kishte refuzuar të mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor.
Zyrtari policor ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, ku brenda në atë restorant njësiti policor kishte has në 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit. I dyshuari kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë ./arbresh.info/
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...