Një grua në Gjilan e cila ishte në gjendje të rëndë psikike, ka keqtrajtuar fëmijën e saj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor psikik në Spitalin e Gjilanit, ndërsa fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Gjilan 08.05.2023 – 19:15. Pas informatës se një femër kosovare është duke e keqtrajtuar fëmijën e saj, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes ku ka hasur të dyshuarën e cila ishte në gjendje të rëndë psikikë. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor psikiatrik në Spitalin e Gjilanit. Fëmija pas trajtimit mjekësor u është liruar familjarëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran