Gjermania do të mbyllë kufijtë e saj, me disa përjashtime, me Republikën Çeke dhe rajonin austriak të Tirolit, që regjistrojnë nivele të larta të infektimit me variantet më shumë ngjitëse të COVID-19, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.
“Kjo është ajo që ne do të vendosim. Kjo është rënë dakord me kancelaren dhe zëvendëskancelarin”, tha ministri për “Süddeutsche Zeitung”, duke specifikuar që kjo masë duhet të hyjë në fuqi të dielën në mbrëmje dhe se përjashtimet ishin në pritje të diskutimit, raporton ATSh.
Seehofer sqaroi se Tiroli dhe rajonet çeke kufitare me Gjermanisë do të përfshihen në listën e territoreve shumë të prekura nga mutacionet e virusit.
Kjo listë tashmë përfshin vende të tilla, si Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Brazili ose Portugalia, me të cilat Gjermania ndaloi shumicën e udhëtimeve në fund të janarit.
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...