Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit duke thënë se e vlerësojnë dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale, shkruan Arbresh.info.
“ Ne jemi në dijeni për dorëheqjen e presidentit Thaçi. Vlerësojmë deklarimin për bashkëpunim në mes të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit. Procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e Berlinit zyrtar.
Tutje nga MPJ gjermane thonë se s’mund të ketë paqe afatgjate në një shoqëri pa drejtësi.

“Gjermania edhe më tutje mbështet punën e rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës me personel dhe financa. Kosova është një partner evropian shumë i rëndësishëm me të cilin punojmë ngushtë”, përfundon njoftimi.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje