Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ministrin për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministri Müller kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për përkrahjen e Gjermanisë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Kryeministri Mustafa ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e madhe që Gjermania ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fushat.
Kryeministri kosovar po ashtu e informoi ministrin Müller për prioritetet e Programit Qeverisës, si dhe për proceset tjera në Kosovë dhe zhvillimet në rajon.
Mustafa theksoi “angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese evropiane si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit”.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.
Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Republikës Federale të Gjermanisë, Gerd Müller, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e avancimit të reformave.
Ministri Müller po ashtu “theksoi përkushtimin e Gjermanisë për përkrahjen e proceseve zhvillimore në Kosovës, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke bërë të ditur se do të lobojë që bizneset gjermane të investojnë në Kosovë”.
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve...
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të hyrë në Kosovë
Alis triumfon në Fest 64, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë...
Haradinaj sot mban tubim në Istog dhe Pejë
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell