Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.
Rikalo në këtë takim ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për vitin e ardhshëm.
Të dy u pajtuan që zhvillimi i bujqësisë dhe zhvillimi rural është i rëndësishëm, pasi që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, njofton Klan Kosova.
Heldt theksoi se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e bujqësisë.
Ministri Rikalo e falënderoi Ambasadorin Heldt për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, i cili sipas mendimit të tij ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e vendit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?