U mbajt dje në Munih të Gjermanisë një simpozium për diasporën dhe kapitalin mendor e financiar që diaspora ia ofron vendlindjes, ku ekspertë të ftuar erdhën për të diskutuar me shqiptarët që jetojnë atje.
Si penalist debatues ishin Safet Gërxhaliu, president i Odes Ekonomike të Kosovës, Ekrem Hyseni, GIZ, Ilir Seferi nga fondacioni BESA (përfaqësues i bizneseve shqiptar ne Gjermani) dhe Eshref Januzaj nga Shoqëria e akademikëve shqiptarë DIJA.
Gjatë debatit Gërxhaliue kritikoi mungesën e një pakoje të veçantë fiskale të institucioneve të Kosovës me qëllim të tërheqjes së kapitalit investues të diasporës sonë në Kosovë. Jostabiliteti dhe gjendja politike atje, vetëm sa e rëndojnë situatën. Sipas Gërxhaliut, po të kishim funksionim si duhet të rendit dhe ligjit në Kosovë, ajo do të përmirësonte gjendjen ekonomike të Kosovës për investime. Deri tani, situata është e tillë, që investitorët vijnë dhe investojnë në Evropën Juglindore, por te kufiri i Kosovës ata kthehen mbrapa. Kurse Kosova mbetet e pazhvilluar dhe përtej saj, importon mallra të cilat mund të i prodhonte vetë. Gjit hë kjo e vështirëson zhvillimin ekonomik dhe social.
Hyseni nga GIZ-i e nënvizoj potencialin e shkëlqyeshëm të diasporës për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
”Duke njohur situatën në Gjermani dhe në Kosovë, shumë nga ekspertët dhe biznesmenët tanë në Gjermani duhet të gjejnë hapësirë për veprimtari ekonomike edhe në Kosovë”, tha Hyseni. Në këtë kuptim, Hyseni i theksoj mundësitë e GIZ-it për t’u asistuar investitorëve që mundohen të hyjnë në tregun shqiptar.
Ilir Seferi nga fondacioni BESA përshkroi përvojat e ndryshme të investitorëve në Kosovë. Për të ndihmuar ekonominë kosovare, ai e përmendi modelin franchise, i cili e mundëson hapjen apo etablimin e një biznesi në Kosovë por i cili është i udhëhequr nga një firmë e etabluar jashtë. Në këtë mënyre,Kosova përfiton nga përvoja dhe ekspertiza e jashtme dhe kompetencat mbesin në Kosovë dhe në të njëjtë kohë banoret e saj nuk ja kthejnë shpi nën atdheut të vet.
Lidhja përmes atdheut dhe mërgatës ishte po ashtu temë e rëndësishme sa i përket kthimit e migrimit ilegal – si e kemi parë gjatë këtij viti – si dhe atij legal siç do të duhej të ishte. Një rruge për të arritur këtë qëllimi ishte etablimi i sistemit dual. Për këtë realizim duhen arsimi dhe ndërmarrjet. Gjersa e para ekziston, e dyta ende nuk ekziston mjaftueshëm. Në këtë rast u përmendën bashkëpunimet me ndërmarrje gjermane, të cilat e kanë provuar këtë sistem që shumë gjenerata dhe po ashtu janë ndërmarrje shumë të zhvilluara për të ndihmuar Kosovën në këtë drejtim.
Në këtë kontekst, Eshref Januzaj nga Shoqëria DIJA e theksoi rëndësinë e krijimit të një bazamenti stabil, i cili arrihet në lëmin e arsimit dhe diturisë dhe janë po këto lëmi ku duhet të investohet sa më shumë dhe sa më shpejt. Trasnferi i dijes përmes ekspertëve nga diaspora dhe ngritja e kualitetit në të gjith a nivelet e arsimit, që nga ai profesional e deri te arsimi i lartë, duhet të ishin prioritetet kryesore drejt prosperimit të vendit dhe zhvillimit ekonomik, social dhe shëndetësor, u shpreh Januzaj.
Palët e pranishme, së bashku me publikun u morën vesh që të bashkëpunojnë në këtë drejtim me hapa konkret – duke organizuar një forum me aktor relevant nga politika, ekonomia dhe media, si nga mërgate ashtu edhe nga atdheu, për të tejkaluar këto sfida.
DIJA në Munih është Shoqëria e akademikëve shqiptarë në Gjermani, e cila mundohet të grumbullojë diturinë dhe ekspertizen shkencore për të ngritur ndikimin në favor të shoqërisë shqiptare në diasporë. Një herë në vit, DIJA e organizon një simpozium shkencor, mbrëmje me ligjërues të ftuar apo diskutim rreth një teme aktuale.
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...