Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë, gjeneral lejtenant, Tiomir Kundid u takua edhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant, Arben Kingji.
Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat vijojnë të forcohen nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në takim u diskutua mbi përforcimin e partneritetit strategjik, rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave të armatosura dhe shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të NATO-s.
Një fokus i veçantë iu kushtua mbështetjes së përbashkët për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon./atsh.al
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026