Komandanti FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike (BMATT) Kolonel Paul Morris
Gjatë këtij takimi, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që BMATT ka ofruar në zhvillimin e kuadrove të FSK-së që nga themelimi i FSK-së deri në ditët e sotme.
Në njoftimin nga FSK bëhet e ditur se Gjeneral Jashari e njoftoi Kolonelin Morris që është shumë i kënaqur me ritmin e trajnimeve të ofruara nga BMATT dhe ftoi atë që të ketë zgjerim të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe BMATT.
Të dy palët u pajtuan në dizajnimin e kurseve specifike të cilat kontribuojnë në zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së dhe zhvillimin taktik dhe operacional të Forcës./arbresh.info/
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...