Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim delegacionin e mjekësisë ushtarake nga Republika Federale e Gjermanisë dhe i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për Regjimentin e Mjekësisë së FSK-së.
FSK njofton se diskutimi u fokusua në bashkëpunimin e thellë në mes të dy forcave dhe në të njëjtën kohë u zotuan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi duke realizuar planet për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në njoftimin nga FSK-ja thuhet se KOMFSK shprehu mirënjohje të veçantë për delegacionin dhe theksoi se mbështetja e cila ofrohet nga pala gjermane luan një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe profesionalizimin e personelit ushtarak të FSK-së në fushën e mjekësisë ushtarake.
“Delegacioni gjerman ka vizituar gjithashtu edhe Regjimentin e Mjekësisë së FSK-se duke u bazuar në planin e përbashkët bilateral dhe të bashkëpunimit të ngushtë midis dy ushtrive. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë rritja dhe zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e mjekësisë, specifikisht mjekësisë ushtarake duke përfshirë zhvillimin e mjekësisë fushore, higjienën dhe sanitetin fushor (mjekësia preventive) dhe shqyrtimin e zhvillimit të trajnimeve të përbashkëta mes dy ushtrive”. njofton FSK-ja./Arbresh.info/




Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...