Gjenerali Grass: Do ta mbështesim çdo ndryshim të FSK-së

14:10 | 24 Nëntor 2015
M. A.

Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve, gjenerali Frank J. Grass, në një ligjëratë që ka mbajtur sot në Kosovë, tha se ‘ne do të qëndrojmë këtu me ju që të arrijmë sukses duke bashkëpunuar në pikat kyçe me të gjithë vendet por edhe me Kosovën’, transmeton arbresh.info.

“Rreziqet e shumta në Evropën Juglindore siç është ISIS, emigrantët si dhe trafikimi me qenie njerëzore, të gjitha këto kërkojnë një përgjigje të koordinuar nga të gjitha qeverisjet e të gjitha vendeve të rajonit”.

Ai tha se bashkëpunimi i Kosovës në të gjitha çështjet duke përfshië arsimin, sigurinë publike, afarizmin dhe bujqësinë, shërben si një shembull që rrit aftësitë e sigurisë duke nxitur dhe zhvilluar shtyllat kryesore të sigurisë.

Gjenerali Grass gjithashtu tha fjalë të mira edhe për FSK-në.

“Kam parë guximin dhe vizionin tuaj që të bëni vendin. Para katër vjetësh filloi programi i Gardës së Ajovas dhe gardës tuaj. E uroj ministrin Demolli dhe gjeneralin Rama për progresin dhe modernizimin e FSK-së,” tha Grass.

Për transformimin e FSK-së në ushtri Grass tha se ShBA-të do të mbështesin çfarëdo që do të vendosë Kosova, ndërsa tregoi se e di që ka shumë debat për këtë çështje.

Grass gjatë ligjëratës tha se Policia e Kosovës këshillohet edhe me ekspertë amerikanë për çështje të sigurisë, ndërsa përmendi edhe shkëmbimet e studentëve.

IMG_8992

Gjenerali Grass foli edhe për ‘Shtetin Islamik’ i cili tha se është i rrezikshëm për të gjithë ne por jo aq sa të filloj Lufta e Tretë Botërore sepse sipas tij ky është një rrezik në aspektin e sigurisë.

“Kosova nuk është objektiv i ISIS-it por gjithashtu duhet të dimë se askush nuk është imun ndaj rreziqeve”.

Grass tha se ISIS nuk mund të luftohet me mjete ushtarake por me bashkëpunim mes vete.

“Në ShBA e konsiderojmë ISIS-in si një rrezik për të gjithë botën por edhe rajoni duhet të fillojë të trajtojë këtë çështje. Shkëmbimi i informatave duhet të jetë në nivel ndërkombëtar sa më shpejt që është e mundur, duhet të jemi bashkë dhe të punojmë në këtë çështje”, ka thënë ai.

/Arbresh.info

IMG_8963

Shpërndaje në rrjete sociale