Gjenerali Klaus Reinhardt i cili para 15 viteve kishte ardhur për të kthyer normalitetin Kosovës si dhe për ti dhënë fund luftës dhe konflikteve etnike, sot është anëtar i Këshillit të Kolegjin ISPE në Prishtinë. Ai gjithashtu është ligjërues i rregullt në studimet e Sigurisë, Bachelor dhe Master në Kolegjin ISPE.
Gjeneralët gjermanë Klaus Reinhardt dhe Karl-Heinz Lather ndihmuan Kosovën në operacionet e NATO-s për stabilizimin dhe ndërtimin e institucioneve pas një lufte të gjatë dhe të pabarabartë që u përjetua në vitet 1998-1999.
Në funksion të përfundimit të luftës, ata vendosën një mision politik dhe ushtarak në krye të 50 mijë ushtarëve nga 39 shtete të botës për të garantuar paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë.
Betejat e tyre për shtet-ndërtimin e Kosovës nuk janë ndalur as sot, megjithatë këtë herë jo me uniformë të forcave ushtarake, por si civilë: mësues, akademik të elitës intelektuale të Kosovës. Ata tani i shërbejnë shtetit të ri në një dimension tjetër, edukimin e brezave të rinj për të garantuar ardhmërinë e tyre.
Gjenerali Reinhardt në cilësinë e Anëtarit të Këshillit dhe Ligjëruesit në Kolegjin ISPE, ishte i pranishëm në ceremoninë e tretë me radhë të diplomimit të studentëve të gjeneratës së tretë të drejtimit Bachelor në Studime të Integruara Evropiane dhe Master në Integrime Evropiane, gjeneratës së dytë të drejtimit Studime të Sigurisë dhe gjeneratës së parë të drejtimit Ekonomik, studentë këta të cilët i përshëndeti Gjenerali dhe u dha këtë fjalim:
“Pas një prezence 15 vjeçare në Kosovë, qysh nga themelimi i tij, kam ndjekur me vëmendje reputacionin e Kolegjit ISPE, për çka edhe kam vendosur të jem pjesë e tij, në shërbim të edukimit sipëror të studentëve të rinj; të cilëve me kënaqësinë më të madhe u japim mundësinë të arrijnë një nivel evropian dhe konkurrues në fushën e përgatitjes së tyre akademike. Qëllimi im është që t’u ofrojmë këtyre të rinjve një mundësi për të qenë të suksesshëm në të ardhmen e tyre akademike në fushën e sigurisë. Kjo është një sfidë për t’u lavdëruar, të cilën unë e kam pranuar me kënaqësi të madhe. Kosova ka nevojë për arsim dhe edukim cilësor”.
Ai tha se në kohën e sfidave të mëdha në fushën e sigurisë, të rinjtë kosovarë kanë mundësi të avancojnë njohuritë e tyre për ta garantuar stabilitetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Po ashtu, edhe për Gjeneralin Karl-Heinz Lather, arsimi dhe studimi janë elemente shumë të rëndësishme. Ai thotë se dëshiron ta ndihmojnë Kosovën në edukimin e brezave të rinj, dhe për këtë me kënaqësi ka pranuar të mbajë ligjërata specifike në fushën e sigurisë dhe organizatave ndërkombëtare për studentët kosovar në Kolegjin ISPE.
“Dua të jap kontributin tim maksimal për ta ndihmuar rininë në rrugën për t’i bërë ata ekspertë të fushave të ndryshme, për t’i kualifikuar dhe për t’i edukuar ata sipas standardeve të njohura evropiane dhe ndërkombëtare; duke përgatitur kështu një rini të aftë për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit të tyre. Më duhet të pranoj se jam shumë i kënaqur me përkushtimin e madh të studentëve kosovar për dije dhe avancim në karrierën e tyre”, është shprehur Gjeneral Lather, kryetar i Këshillit të Kolegjit ISPE.
G
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...