Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj, i shoqëruar nga rreshter majori i KOMFSK Bedri Zuka, si dhe stafi komandues i Regjimentit të Parë (R1K) të Këmbësorisë vizituan aktivitetet e qitjes operacionale në nivel skuadre të Kompanisë A të R1K.
Në kuadër te aktiviteteve të planifikuara në kalendarin vjetor, Kompania A e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar Ushtrimin Fushor(UF) “Skuadra në Sulm” në Zhegoc. Në këtë aktivitet janë realizuar operacione me të gjitha sistemet e armatimit të cilat janë organikën e Kompanisë së Këmbësorisë.
Gjatë këtij aktiviteti, skuadrat e K1A janë trajnuar në këto detyra : Shtypja e objektivit me zjarr indirekt, shkatërrimi targeteve me vlerë të lartë përmes skuadrës së Snajperëve, mbështetje me zjarr direkt përmes skuadrës së armëve të rënda, kryerjen e sulmit për çarjen e pengesave dhe pastrimin e transheve të armikut, si dhe kryerjen e evakuimit mjekësor sipas nevojës.
Këto operacione janë zhvilluar ditën dhe natën dhe ushtarakët e KFT-së kanë treguar përkushtim dhe seriozitet të lartë në kryerjen e detyrave./Arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave