Familja e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit ka dalë me një njoftim për gjendjen shëndetësore të nënës së tij, Hyrë Thaçit që është duke u trajtuar pas infektimit me COVID 19.
Në një njoftim për media, nga familja e ish-presidentit kanë thënë se gjendja e nënës së presidentit Thaçi është stabile, derisa, familja ka falënderuar personelin shëndetësor për kujdesin.
Familja e ish-presidentit i ka falënderuar edhe të gjithë familjarët dhe qytetarët që gjatë këtyre ditëve janë interesuar për shëndetin e saj, duke njoftuar se gjendja e nënës së tyre është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë.
“Pas interesimit tuaj të madh për shëndetin e nënës sonë, Hyrë Krasniqi-Thaçi, e cila po vazhdon të përballet me virusin SARS-CoV-2 në Klinikën Infektive të QKUK-së, ju njoftojmë se gjendja e saj është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Në emër të familjes Thaçi shprehim falënderim për ekipin e mjekëve dhe tërë personelin shëndetësor për kujdesin e treguar. Po ashtu, shprehim falënderim për të gjithë ju që gjatë këtyre ditëve jeni interesuar për shëndetin e saj. Me besim të plotë në profesionalizmin dhe përvojën e mjekëve dhe personelit të QKUK-së, e presim shërimin e nënës nga infektimi me Covid-19. Nënës sonë dhe gjithë pacientëve tjerë ju urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në gjirin e familjeve të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Familja Thaçi.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...