Gjendja në pikat e kalimeve kufitare në orët e pasditës vazhdon të jetë pa kolona dhe pritje të gjata, me përjashtim të Dheut të Bardhë dhe Merdares.
Qendra Kombëtare për Menaxhimim Kufitar, bënë të ditur se te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 5 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona, ndërsa në dalje pritjet e udhëtarëve janë 40 minuta dhe kolona është 200 metra e gjatë.
Në Merdare pritjet për të hyrë janë po ashtu nga 5 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona, ndërsa në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar pritjet janë 30 deri në 40 minuta dhe kolona është 300 metra e gjatë.
Edhe në dy pikat tjera të kalimeve kufitare Mutivodë dhe Muçibabë pritjet në hyrje janë nga 5 deri në 10 minuta, sikurse edhe në dalje dhe nuk ka kolona në asnjërën anë të kufirit./arbresh.info/

Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë