Një 24-vjeçar u ther mbrëmë në Gjilan.
Pas trajtimit në spitalin e Gjilanit, i lënduari është dërguar në QKUK për mjekim të mëtutjeshëm.
Në një përgjigje për Arbresh.info drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla tha se gjendja e tij ishte e rëndë, por pas trajtimit në Qendrën Emergjente, është transferuar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
“Pacienti është transferuar në MIQ pas trajtimit në QE. Gjendja e tij ka qenë e rëndë”, tha Syla.
Ndërkaq i dyshuari për therjen e 24-vjeçarit ende mbetet në arrati, derisa policia vijon kërkimin e tij./Arbresh.info
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...