Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete të premten në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, viktima është gjetur në rrugën “Lekë Dukagjini” rreth orës 20:45. Ekipi mjekësor që ka ardhur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë 03.01.2024 – 20:45. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë