Një person ka vdekur në rrugë, në Mitrovicën e Jugut.
Policia fillimisht u thirr për një person të alivanosur në rrugën “Selim Kalludra”, ndërsa me të mbërritur ekipi mjekësor, u konstatua vdekja e viktimës.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti është u hetuar.
“Rr. Selim Kalludra, Mitrovicë 03.02.2023-10:10. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një person të alivanosur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rrugë kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...