Gjendet pa shenja jete një person në Gllogoc

09:31 | 20 Gusht 2021
A Z

Policia njofton se një person në Gllogoc të Drenasit është gjetur pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten, në ora 22:02.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për procedura mortore

“Gllogoc, 19.08.2021 – 22:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori shtetit dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për procedura mortore”, njofton policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme