Policia e Kosovës ka raportuar se gjendet një person pa shenja jete afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe stafi mjekësor.
Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Lagjeja 28 , Fushë-kosovë 08.02.2024-13:45. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...