Një trup i pajetë është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.
Rastin për Arbresh.info, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër.
“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ai./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...