Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.
“Më datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54-vjeçare. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ai.
Tutje, Bytyçi ka deklaruar se rasti hapet rast “Hetim I vdekjes”. /Arbresh.info/
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...
“Britma dhe tmerr në Banjskë”/ Taneski rrëfen ditën kur terr...
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...