Një person ka vdekur në oborrin e shtëpisë në Podujevë, ku policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima mashkull ka pësuar lëndime në oborrin e shtëpisë, derisa gjatë transportit në QKUK, ai veçse kishte vdekur.
Prokuroria ka hapur rastin, pasi që kjo është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Brecë, Podujevë 20.09.2019-14:30. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se kishte pësuar lëndime.
Nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK-së, por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...