Është gjetur pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit një qytetar serb 50-vjeçar.
P.R., ishte i zhdukur që nga e premtja e kaluar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshanit.
“Rreth orës 14:00 sot, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, tre zhytës nga Policia e Kosovës dhe zhytës të tjerë, të cilët e kanë rifilluar kërkimin në zonën ku nuk kanë pasur mundësi të kontrollohet dje, sepse uji ka qenë i thellë dhe i shpejtë, ku pas kërkimit është gjetur trupi i pajetë i personit i cili është paraqitur i zhdukur para dy dite”, ka thënë ai.
Sipas Elshanit, dyshohet se vdekja e personit ka ndodhur aksidentalisht.
“Besohet që ka qenë aksidentalisht vdekja e tij, ka rrëshqit në kanal të ujit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i tij shkon për autopsi”.
Elshani ka bërë të ditur se gjatë kohës kur është gjetur trupi i pajetë, në vendin e ngjarjes prezent ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Edhe ministri i punëve të brendshme ka qenë aty në vendin e ngjarjes, në kohën kur është gjetur trupi i pajetë”./Arbresh.info/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...