Një person është gjetur pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të së premtes, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bën të ditur se policia ka iniciuar një hetim dhe deri më tani rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë, derisa të ndriçohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë.Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti./arbresh.info/
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike