Një person është gjetur i vdekur të mërkurën në lokalin e tij në Drenas.
Policia ka njoftuar se familjarët e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Gllogoc 06.07.2022 – 11:20. Viktima mashkull kosovar është gjetur dyshohet pa shenja jete në katin e dytë të lokalit të tij. Familjaret kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti në polici është hapur si “Hetim mbi vdekjen”. /arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...