Gjendet një person i vdekur në Istog

20:10 | 14 Shtator 2018
M. A.

Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Veriq të Komunës së Istogut sot në orët e pasdites.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Është gjetur një trup i pajetë. Është një rast që është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë shkurt Ibra.

Më tutje, ai ka shtuar se rasti është nën hetime deri në rezultatet e radhës.

Shpërndaje në rrjete sociale